Bujar Nishani: “Edhe unë i kam shtyrë zgjedhjet”

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht ish-presidenti Bujar Nishani ka folur në lidhje me situatën politike ku ndodhet Shqipëria.

Nishani është shprehur se me anulimin e datës së zgjedhjeve, presidenti ka ushtruar një të drejtë kushtetuese.

‘Këtë e kam bërë edhe unë duke shtyrë zgjedhjet’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani.

Por ish-presidenti Nishani është shprehur gjithashtu se presidenti duhet të mbrojë Republikën.

‘Nëse mazhoranca ndërmerr hapa për të shkarkuar presidentin pas këtij akti, atëherë Republika është nën sulm dhe presidentit i lind e drejta të marrë çdo vendim për të mbrojtur Republikën’, u shpreh ish-presidenti Bujar Nishani./Syri.net

Loading...