Përbërësit
800 gr miell, 15 gr maja, 1 majë luge sheqer, 200 ml ujë, 300-400 dr djathë, 1 majë luge kripë, Rozmarinë, rigon, nenexhik, Vaj.
Përgatitja
Fillimisht zemë brumin duke hedhur në një enë pak ujë të vakët, majanë dhe sheqerin. E përziejmë derisa majaja të shkrijë dhe më pas shtojmë miellin në mënyrë graduale, pak kripë dhe ujin tjetër të vakët.
E përziejmë brumin dhe e lemë të vijë mbuluar me pecetë në një ambjent të ngrohtë për 30 minuta.
Më pas e punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në 4 racione. Lyejmë një tavë me vaj dhe hapim një petë sa masa e tavës.
E spërkasim me vaj dhe thërrime djathi dhe më pas vendosim 4 petët e tjera me rradhë njëra mbi tjetrën duke i spërkatur secilën me vaj dhe djathë. E mbështjellim në fund role duke e përdredhur dhe palosur sa më shumë në mënyrë që buka të dalë sa më e shkrifët.