Keni provuar ta gatuani bukën e misrit me djathë? Nëse jo, atëherë çfarë prisni? Kjo është receta që ju duhet. E thjeshtë dhe me pak përbërës
Përbërësit:
2 filxhanë çaji miell
1 filxhan çaji miell misri
2 lugë çaji sodë buke
2 lugë gjelle fara liri
2 lugë çaji trumzë e tharë
1 lugë gjelle mjaltë
1 ½ gotë djathë i bardhë
2 vezë
600 gram kos
75 gram gjalpë
1 lugë çaji kripë
Përgatitja:
Miksoni miellin, miellin e misrit, sodën e bukës, farat e lirit, trumzën dhe mjaltin në një tas të madh.
Copëtojeni dhe hidhni më pas edhe djathin. Përziejini mirë të gjithë përbërësit.
Në një tas tjetër rrihni vezët sëbashku me kosin dhe gjalpin. Hidhini te përzierja me miell. Shtoni edhe pak kripë dhe përziejini mirë derisa formoni një masë brumi të qëndrueshme.
Vendoseni një letër pjekje mbi tavë dhe hidheni brumin mbi të. Hapeni mirë dhe vendoseni në furrë. Piqeni për 35 minuta në temepraturën 180 gradë Celcius.shije