Bukë në krem qumështi në furrë

Perberesit :
Feta buke toste
200 gram Krem qumeshti
Gjysem Filxhane caji pluhur sheqeri
2 luge gjelle sheqer
2 luge gjelle gjalp te shkrire
1 luge te vogel kanelle
Pergatitja :
Ndezim furren ne 180 grande,dhe ne nje tepsi veme leter kuzhine.
Ne nje tas perziejme mire kremin e qumeshtit me pluhurin e sheqerit.
Ne nje tas tjeter hedhim gjalpin e shkrire, sheqerin, kanellen i perzijme mire.
Marrim nje e nga nje fetat e bukes i lyejme me kremin e qumeshtit qe e kemi te tasi i pare dhe me pas me gjalpin te tasi i dyte.
I rrumbullakosim dhe i veme ne tepsi.
Pjekja behet per 20 minuta ne 180 grade.
Ju befte mire!

Loading...