Bukë shtëpie (receta)

Receta

1 kg miell normal
2 gota ujě të vakët
1 filxhan kafe vaj
1 gotë qumësht të vakët
5 gr maja buke ose 1 lugë kafe plot
Kripë, pak sheqer

Në një enë hedhim, qumështin, ujin, vajin, kripën sheqerin,majaně dhe i përzjejmë të gjitha me tel kuzhine, pastaj hedhim miellin, duke bërë një brumë të butë të cilin e lemë në ambjent të ngrohtë, derisa të dyfishohet masa.

E përzjejmë dhe një herë dhe e hedhim në enë të veçanta, duke formuar bukë të vogla.

I lemë përsëri të arrihen sa të mbushen enët dhe i pjekim në furrë në 200 grd për afro 30′.
Ju bëftë mirë!

Loading...