Bukurie Mata : “Bleonën e shiti Pasurim Mata.E vraftë Zoti. Do ta denoncoj deri në vdekje”

Në datë 2 prill në emisionin ‘Pa Gjurmë’ Pasurim Mata, që është babai i Qamile Matës, njëra prej pesë vajzave të akuzuara nga Bukurie Mata që kanë lidhje me rrëmbimin e vajzës dha një tjetër pistë që nuk ishte lakuar asnjëherë deri tani.

Ai tha se Bleona Matën e rrëmbeu babai i saj biologjik, pasi Bukurie Mata kishte një lidhje jashtëmartesore.

Por mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Pa Gjurmë’ Bukurie Mata iu përgjigj ashpër Pasurim Matës

Ai është një familje e degjeneruar, ka trurin e qelbëzuar.

Qamilja ka bërë të pabërën. Qamilja dhe Bekimi morën lekët për vajzën time, pasi e shitën. Lekët për shitjen e vajzës sime i hëngri Pasurim Mata.

Pasurimi është njeri i degjeneruar, pa moral. Pse gënjen një burrë 75-vjeç? Qamilja një vajzë e lënë dhe përlënë ka pasur pesë dashnorë.

Pse nuk e kap shteti Pasurim Matën nëse ai e di ku ndodhet poshtë apo sipër fshatit.

Ajo familje e ha turpin me bukë. Atë e rrahin djemtë dhe vajzat e veta. Qamilja është autorja, ajo e di ku ndodhet vajza ime. E kam denoncuar në Kukës, te Krimet e Rënda.

Pasurim Mata i del krimit haptas, si guxon ai plak të hajë 12 mijë euro gjakun e Bleonës, e vraftë Zoti. Do ta denoncoj deri në vdekje” tha ajo./Shqiptarja.com

Loading...