Njëmbëdhjetë nxënës të klasës së gjashtë, në shkollën ‘Shefqet Tançi’ janë helmuar teksa zhvillonin një eksperiment në ambientet e laboratorit të shkollës.
Pas eksperimentit me sapun 15 lekësh nxënësit nuk janë ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë pasur marrje mendsh dhe të vjella.
Sipas nxënësve helmimi i tyre ka ardhur nga përdorimi i sapunit si plastolinë.
Dyshohet se helmimi i këtyre nxënësve erdhi pasi ata kishin hapur një pako me sapunë, të cilët në kohën e regjimit komunist në Shqipëri njiheshin si sapunë 15 lekësh.
Këta sapunë nxënësit do t’i përdornin për të bërë forma gjeometrike. Drejtori i shkollës ku u helmuan nxënësit ka thënë për Birn:
Kishin probleme me frymëmarrjen. Menjëherë i kemi nisur në Spitalin e Bulqizës dhe aktualisht fëmijët janë në gjendje të mirë, pa ndonjë problem të rëndë.”
Kurse drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella ka thënë:
Pediatri ju ka dhënë ndihmën e parë, dhe fëmijët tani janë mirë, pa probleme. Ne këtu kemi pritur 12 fëmijë me këto shenja.”
Mbi pakon e sapunëve nuk kishte të shkruar ndonjë emër marke dhe ende nuk është bërë e ditur se ku janë prodhuar