Burani me spinaq dhe mish

Përbërësit:

• 200 gr mish viçi
• 500 gr spinaq
• 80 gr oriz
• 1 kokërr qepë (mesatare)
• 6 qepë e njomë
• 2 lugë gjelle vaj ulliri
• 1 kokërr domate
• 1 degë nenexhik
• kripë
• piper
• 800 ml ujë.

Përgatitja:

Hidhni në një tenxhere vajin e ullirit, shtoni mishin e prerë në copa, kripë dhe piper dhe lërini të skuqen copat e mishit.
Kur të kenë marrë ngjyrë, shtoni qepën dhe lëreni 5-7 minuta të gatuhet me mishin.
Më pas shtoni qepën e njomë dhe orizin, kavërdisni mirë përbërësit dhe lërini të marrin pak ngjyrë.
Shtoni domaten e qëruar dhe të prerë në kubikë dhe më pas ujin që burania të zihet.
Pasi të ketë marrë valë, kontrollojeni për kripë.
Pasi të jetë trashur gjella, shtoni në minutat e fundit të gatimit spinaqin dhe nenexhikun që të mos humbasin ngjyrën dhe shijen.

Ju bëftë mirë!

Loading...