Vendimi i jurisë ishte unanim. Për shkak të fakteve dhe dosjeve masive relevante penale të të akuzuarit “është pritur dënimi maksimal”, pohoi gjykatësja Eva Brandstetter, shkruan albinfo.ch.
Kur u pyetën nëse e kishte kuptuar vendimin, 67-vjeçari u përgjigj me një heshtje të gjatë para se të pohonte. Pastaj shtoi më tej: “Nuk u dënova pasi e kam kryer këtë akt, por sepse jam shqiptar”.
Pyetjes tjetër, nëse ai e pranon aktgjykimin, nuk iu përgjigj. Në vend të kësaj, ai mbajti një monolog në gjuhën e tij amtare dhe më pas u shoqërua nga salla nga dy roje të burgut. Mbrojtësja Irene Pfeifer kërkoi kohë për të menduar.
59-vjeçaren e kishte qëlluar me një thikë 8 herë, pasi gjatë një takimi në rrugë, si pjesë e zënkës me fjalë, ajo i kishte thënë një “fjalë të pistë”, që ai nuk e shqiptoi dot, shkruajnë mediat austriake.
Përveç kësaj, ajo e kapi atë “si një burrë” nga jaka dhe e pështyu. Sipas tij, deklaratat e gruas e zemëruan pa masë dhe nuk duroi më.
Megjithatë, kosovari 67-vjeçar, në moshën më të re kishte vrarë edhe dy gra të tjera dhe ka qenë i burgosur edhe më parë. Në vitet ‘70, ai ishte dënuar në Gjermani, sepse kishte therur të dashurën e tij në një gjendje të dehur. Sipas informacionit personal, ai ka vuajtur burg për 20 muaj. Në vitin 1992, gjykata kantonale zvicerane e Graubundenit i dha 17.5 vite burg për vrasje. Gjatë një grabitje, ai e kishte sulmuar njëmbëdhjetë herë me thikë në fytyrë, qafë dhe gjoks një grua.
Edhe në Austri ai ka qenë i njohur për delikte të ndryshme me lëndë narkotike. Në vitin 2008, në Vjenë ai ishte dënuar me pesë vite burg, ku edhe njohu bashkëshorten e tij të ardhshme. Kur u lirua, që të dy u martuan.
Në fund të dhjetorit 2016, gruaja e la bashkëshortin dhe u kthye në vendlindjen e saj për disa javë. Pastaj kthehet në Vjenë, në shkurt 2017, ku dhe banonte me djalin e saj nga një marrëdhënie e mëparshme.
(BalkanWeb)