Burgoset papagalli që paralajmëronte shpërndarësit e dr.ogës, ‘mama policia’

Një papagall në Brazil u fut në burg, sepse këlthiste në portugalisht për të paralajmëruar shpërndarësit e drogës që të iknin se po vinte Policia.

Papagalli u burgos, njoftuan autoritetet, sepse i paralajmëroi dy shpërndarës droge për mësymjen e Policisë dhe thuajse e prishi operacionin e befasishëm.

Kur zogu me pupla të gjelbra dhe të bardha i pikasi oficerët të martën në shtëpinë e pronares së tij në Teresina, klithi sa pati në kokë: Mama, Policia!

Pavarësisht nga përpjekjet e zogut për të shpëtuar pronarët, një burrë dhe një grua u arrestuan.

Drogë, si krak dhe marihuanë, u gjetën në shtëpi bashkë me një sasi të madhe parash.

Policia braziliane nuk e dha emrin e papagallit, që thuhet se ka vazhduar ta tregojë besnikërinë e tij ndaj pronarëve dhe ka refuzuar të këndojë si kanarinë.

The Guardian citoi një gazetar vendas, i cili tha se zogu nuk donte të fliste me oficerët e policisë dhe nuk ‘kishte nxjerrë asnjë tingull”.

Autoritetet besojnë se papagalli është trajnuar për të zbuluar makinat e Policisë.

Ai tani po mbahet në një kopësh zoologjik në Teresina.

Loading...