Burrat i çuan në Siri, dalin DETAJE për gratë që do të riatdhesohen në Shqipëri

19 gratë dhe fëmijët që do të riatdhesohen në Shqipëri janë nxjerrë nga kampi Roj. Gazetari Muhamed Veliu bën me dije për Top-Channel se ishin bashkëshortët e tyre ata që gjatë viteve 2013-2014 i kanë çuar gratë në Siri.
Drejt Tiranës do të udhëtojnë gratë me inicialet: B.K nga Tirana me 5 fëmijë; E.V nga Dibra me 4 fëmijë; L.K nga Tirana me 2 fëmijë; K.Z nga Tirana me 3 fëmijë; R. B nga Librazhdi.
Fillimisht lajmi është bërë me dije ditën e sotme nga një gazetar i NBC, i cili ka postuar në rrjetin social ‘Twitter’ foton e 5 grave bashkë me fëmijët e tyre. Në Liban ka shkuar dhe vetë Rama.

Loading...