Ata u ndanë nga jeta të premten e kaluar, në të njëjtën ditë, vetëm me 12 orë diferencë.
Dashuria e tyre nisi shtatë dekada më parë në një kafene të Britanisë.
“Frances punonte në një kafene të vogël. E shihja atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund, e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë plaku Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.
Gjatë kësaj interviste, ai tregoi se në takimin e parë me të dashurën kishte vendosur të shkonte në kinema, ndërsa pas një viti i kishte bërë propozim për martesë.
Ata kishin qëndruar për gjashtë vjet në Gjermani, sepse burri shërbente si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Loading...