Burrë e grua nga Vlora, tentojnë të grabisin argjendarinë duke përdorur anti-djersë, arrestohen nga policia

Një ngjarje si ajo e historisë “Bonnie and Clyde” ka ndodhur sot në Shkodër. Arben Hoxha dhe Anisa Hoxha burrë e grua, nga Vlora, udhëtuan drejt qytetit verior të Shkodrës. Aty u “tunduan” nga një argjendari, të cilës ia kishin “vënë syrin” për ta grabitur. Sipas planit ata rreth orës 13:00 hynë brenda argjendarisë në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër. Me anë të një spraj spërkatës dhe të forcës ata tentuan të neutralizojnë pronarin për të grabitur më pas argjendarinë.

Por plani nuk u ka shkuar siç e kishin menduar, pasi pronari i guximshëm ka reaguar dhe i ka kundërsulmuar. Në zonë ka qenë një patrullë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve.

Njoftimi i policisë: Shkodër – Policia ka zbardhur tentativën e grabitjes në Shkodër të një argjendarie. Tentuan të vidhnin me d hunë, në një argjendari, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapen dhe vihen në pranga autorët e dyshuar. Më datë 27.01.2022, rreth orës 13:00, jemi njoftuar në sallën operative, se dy persona po tentonin të vidhnin në një argjendari në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, shtetasin A. H., 32 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A. H., 31 vjeçe, banues në Vlorë, të cilët janë futur në argjendari dhe kanë tentuar të v jedhin me d hunë, duke u hedhur pronarëve të argjendarisë, sprajt në fytyrë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar makina që kishin në përdorim këta dy shtetas dhe dy palë targa false. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Loading...