Burrë e grua përshtatën ambientin në ‘shtëpi bari’, arrestohen nga policia

Një ambient i përshtatur për kultivimin e ka nabisit, sipas metodës me llamba, është zbuluar këtë të premte në Shkodër.
“Shtëpia e barit” në fshatin Jeran ishte ngritur nga një çift bashkëshortësh. Gruaja, 42-vjeçarja me iniciale M.V. u arr estua, ndërsa burri i saj, 55-vjeçari me iniciale Gj.V. u shpall në kërkim.

Sipas policisë, janë sekuestruar 139 kg kanabis, fidanë nar kotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e ka nabisit nëpërmjet llambave elektrike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 139 kg lëndë bimore e dyshuar can nabis sativa, 132 fidanë të dyshuar nar kotikë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e kanabisit nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në këtë banesë është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e nar kotikëve” kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve nar kotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjed hja e energjisë elektrike.

Loading...