Burri dh.unon bashkëshorten,arr.estohet

Një 41-vjeçar në Librazhd është arrestuar për dhunë në familje. 

Sipas policisë, shtetasi A.R., banues në fshatin Hotolisht, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Loading...