Melaizja është një bashkëshorte dhe nënë që ka ardhur të tregojë konfliktet e saj familjare në “Shihemi në Gjyq”. ajo thotë në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se familja e saj është përçarë për shkak të një tradhtie.
Një dashuri e rinisë së bashkëshortit është rikthyer dhe ka ndarë çiftin. Sipas fjalëve të Melaizes, burri e tradhton prej 12 vjetësh sepse “ajo nuk di të flejë si gratë e botës”.
“Ka bërë vaki që të flesh me burrin në krevat, 12 vjet rresht ai më tradhton se unë s’di të fle si gratë e botës se mua më është bërë si plakë. Sot unë në këtë moshë, 60 vjeçe, kam ngelur e vetme se nuk më do as burri dhe as fëmijët. Si mund të jetoj?”, thotë Melaizja në insert.
Pasi përshëndet të pranishmit në studion e programit, 60-vjeçarja shpjegon më gjatë situatën e saj.
Advertisements
Melaize: Të më falni, jam një nënë me tre fëmijë, 60 vjeçe. Në këtë moshë s’kam as shtëpi, as fëmijë dhe asgjë.
Ardit Gjebrea: Dëgjo po ti je si një diell, si mund të të tradhtojë burri ty?
Melaize: Për fat të keq… kur jep shumë, merr shumë pak. Kjo është një fatkeqësi që më ka ndodhur, që do vdisja e besoja, por që mirë bashkëshorti se më donte për krevat, po fëmijët që iu dhashë sisë, i mbajta 9 muaj në bark dhe s’kam… kam dy çupa e një djalë. Çupa e madhe është nënë, ka dy fëmijë, e vogla bashkëjeton dhe djali. Jemi ndarë në dy parti se hyri në mes një e tretë.
Ardit Gjebrea: Ajo e treta?
Melaize: Hyri e treta pas 22 vjet martese, u kujtua për ish-të dashurin e moshës së rinisë ku ajo ishte më e mirë se mua, unë isha plakë, më ishte bërë si plakë. Ajo ishte më e re, në moshë ajo faktikisht është më e madhe se mua.
Ardit Gjebrea: Më fal, sa vite diferencë ke me burrin ti?
Melaize: 6 vjet e gjysmë.
Ardit Gjebrea: Po mirë, ti thua në moshën e rinisë. Ai ka qenë i dashuruar?
Melaize: Ai ka qenë i dashuruar, unë e bëra baba se burrë ishte bërë dhe nuk e vlerësoi dashurinë që unë i fala, që e bëra babë, që është një gjë e shenjtë besoj.
Ardit Gjebrea: E kuptoj. Po ti pse e ndave në qoftë se ai dashuronte atë?
Melaize: Në rini ai erdhi vetë më kërkoi, s’e kërkova unë.
Ardit Gjebrea: Po ti e dije që ai donte atë tjetrën?
Melaize: Nuk e dija.