Burri e vrau për xhelozi, flet i dashuri italian i Klodianës: Ajo nuk kishte frikë nga ai edhe kur i tha se kishte armë

Disa ditë më parë u regjistruar një ngjarje e rëndë që tronditi Italinë dhe vendin tonë pasi një 37-vjeçare shqiptare u vra nga bashkëshorti i saj. Dyshimet janë se Klodiana Vefa u vra me armë nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa për shkak të xhelozisë.

37-vjeçarja dhe Alfred Vefa ishin ndarë tashmë prej kohësh dhe nga martesa e tyre kishin dy fëmijë, një djalë 17-vjeçar dhe një vajzë 14-vjeçare. Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. I dashuri i Klodianës, i ka folur për hetuesit në lidhje me krimin.s

A Singular Way To Control Your Urges And Master Your Weight Loss!
Herbeauty
52-vjeçari italian ishte shprehur se kishte debatuar me Alfred Vefën pasi Klodiana “e kishte telefonuar atë në celular pikërisht kur kishte qenë përballë tij”.

Policia ka arritur te partneri i ri falë një postimi që u shfaq në rrjetet sociale të gruas së vrarë, e cila mbrëmjen e së enjtes sapo kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në darkë me një mik në një restorant në Castelfiorentino. Ka qenë italiani ai që u ka thënë hetuesve se: “Klodiana nuk kishte frikë nga i shoqi. Edhe kur i tha se kishte një armë, ajo më shpjegoi që të mos kisha frikë”.

Loading...