Është bërë me dije se një burrë ka gjetur vdekjen në S’Archittu, Sardenjë, duke rënë në det nga një shkëmb, ku ai kishte hipur për të bërë fotografi. Për shkak të kushteve të këqija të motit, trupi i burrit ende nuk është gjendur.
Thuhet se trupi i të ndjerit mund të jetë afër Scoglio del Genovese, një liman 15-20 metra i gjerë dhe pesëdhjetë i thellë.
Në vendngjarje kanë mbërritur rojet bregdetare, zjarrfikëset dhe karabinierët dhe janë në pritje të një përmirësimi të kushteve të motit për të provuar sërish kërkimet.
Një tragjedi e ngjashme ndodhi në gusht të këtij viti, në të njëjtën zonë.
Një djalë 13-vjeçar ra nga një shkëmb në bregdetin midis S’Arena Scoada dhe Putzu Idu, në zonën e S’Architteddu, komuna e San Vero Milis. /T.CH/