Ahmed Dawood Seedat vrau Fahima Yusuf ndërsa fëmijët po flinin në shtëpinë e tyre në Perth, Australinë Perëndimore në gusht.
Seedat vrau bashkëshorten sepse donte motrën e saj.
Sot, një gjykatës në Australi e dënoi me 23 vite burg duke e konsideruar vrasje brutale dhe të pashpirt.
Gjyqtari Bruno Fiannaca tha se Seedat e ka planifikuar vrasjen e Jusuf për javë të tëra dhe kishte motive egoiste.
Ai kishte kontrolluar në internet për vendin më të mirë për të varrosur dikë dhe për varrosjen e një personi gjallë.
Seedat e goditi bashkëshorten e tij prej 8 vitesh me hekur ndërsa po flinte.
Avokati i vrasësit tha për gjykatësin se klienti i tij kishte humbur dashurinë për gruan e tij dhe se nuk mund t’i plotësonte më kërkesat e saj seksuale.
Seedat i tha policisë se e vrau gruan pasi natën e vrasjes ajo i kërkoi të kryenin marrëdhënie.
Ai pohoi se gruaja e tij u bë “seksualisht agresive”, duke e shtyrë ta sulmonte.
Jusuf u zgjua pas goditjes së parë por, Seedat vazhdoi ta godiste.
Më pas mori trupin e saj dhe e varrosi në një gropë të bërë nga një kontraktues, të cilit i kishte thënë se do bënte një pishinë për fëmijët e tij, të moshës dy dhe pesë vjeç.
Seedat pohoi se fjalët e fundit të gruas së tij ishin: ‘Unë të dua’.
Shkaku i vdekjes së gruas nuk dihet ende por Justice Fiannaca tha se ajo vuajti nga të çarat në kokë dhe trup si edhe kishte rërë në gojë por jo në rrugët e frymëmarrjes.
Pas vdekjes së Jusuf, Seedat gënjeu për të shpjeguar mungesën e saj, duke u thënë miqve dhe fqinjëve se kishte shkuar në Britani të Madhe për kirurgji në sy ndërsa motrës së saj i tha se ajo e kishte lënë.
Jusuf u raportua se mungonte katër ditë pas vdekjes dhe policia gjeti trupin e saj të nesërmen.
Seedat kishte për qëllim të krijonte një marrëdhënie me kunatën e tij.
Ai gjithashtu kishte kërkuar në internet: “A mund të martohesh me kunatën tënd nëse motra e saj vdes?”