Burri hedh gruan nga kati i 11, humb jetën menjëherë (foto)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Royston, Glasgow, pasi një burrë ka hedhur nga dritarja e një pallati, gruan e cila humbi jetën menjëherë.

Mediet bëjnë me dije se vik.tima ishte Alem Shimeni, 30 vjeçe.

Sikurse duket edhe në foto, e reja është e kapur nga flokët e varur tek parvazi i dritares dhe më pas është lëshuar në tokë nga 100 metra lartësi duke gjetur vde.kjen e menjëhershme.

Pak minuta, pasi ndodhi ngjarja tragjike, banorët e pallatit kanë parë një mashkull teksa tentoi të largohej nga pallati.

Një dëshmitar në vendngjarje, i cili ka shkrepur dhe fotografinë ka treguar për Daily Record:

Unë dëgjoja ulërima dhe dola menjëherë tek dritarja dhe pashë sesi një person kishte kapur për flokësh një grua dhe e mbante të varur. Mendova se duhet të merrja një fotografi si dëshmi, por në të vërtetë po shpresoja që personi që e kishte kapur nga flokët ta fuste brenda, por fatkeqësisht ai e hodhi në tokë.”
Një tjetër dëshmitar ka thënë se ka qenë ai që ka njoftuar policinë sapo ka parë gruan e varur.

Telefonova menjëherë policinë. Një djalë afrikan ishte duke dalë nga pallati dhe u përpoq të iktë, por u përplas me një mur dhe u ndaluar nga roja i pallatit, dhe më vonë u kap nga policia.”

(shqiperiaime)

Loading...