Burri hedh nga kati i shtatë i pallatit komshiun, më pas vret veten, detajet tronditëse

Ai vrau një burrë në kulmin e një debati në një apartament në periferi të Milanos dhe më pas vrau veten duke u hedhur nga kati i shtatë i të njëjtit pallat.

Këto janë detajet që kanë marrë karabinierët nga dëshmitë e fqinjve pas zbulimit të dy trupave përkatësisht në një shtëpi dhe në rrugë në via Cogne.

Trupi i parë u gjet në rrugë.

Viktima, me kombësi italiane, ishte 51 vjeç dhe banonte në pallatin me fqinjin e tij që i mori jetën.

Policët, të cilët u futën pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zbuluan trupin e dytë të një burri, pa dokumente, i goditur, sipas hetimeve të para mjeko-ligjore, me një armë me tehe.

Loading...