Një 40 vjeçar është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, rreth orës 07:00.
E.Riko, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka marrë pl.agë të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Raportohet se gruaja e tij është përpjekur që ta tërheqë nga ballkoni, por nuk ka mundur dot. Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan 40 vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.
Njoftimi i policisë Më datë 27.06.2019, në lagjen “30 Vjetori”, Berat shtetasi E.R, 40 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.
Loading...