‘Burri më merrte kartën e bankës e gjithë rrogën e linte bixhoz, ngelnim pa ngrënë…’

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan është bërë Tereza e cila tregon se ish-burrin e saj e ka njohur në moshën 18 vjeç dhe një vit pasi u njohën vendosën të fejoheshin. Ajo ka treguar se gjatë gjithë kohës kanë folur në telefon dhe nuk janë takuar të pinin kafe sepse në fshatin ku jetonin ata, kjo gjë nuk ishte normale. Tereza tregon se e folura vetëm në telefon nuk mjafton për të njohur një person.

Familja e Terezës nuk ishin dakort për martesën e tyre, por pavarësisht kësaj ata u martuan. Ajo pas martesës shkoi të jetonte me burrin në Burrel, ku e priste një realitet krejt ndryshe na sa e kishte menduar. Ai jetonte në varfëri, por gjëja që e ka zhgënjyer më shumë ishte se burri i saj luante bixhoz.

Tereza: I thashë të ikim me shtëpi në Durrës edhe pranoi. U vendosëm në Durrës me qira. Sapo vajtëm atje nuk kishte asnjë ndryshim. Aq më keq madje. Çdo Lekë që i vinte në dorë, bixhoz.

Ardit Gjebrea: Ishte i vetmi ves që kishte, apo kishte dhe të tjera?

Tereza: Nga fundi nisi dhe dhunën, po që nuk zgjati shumë sepse e lashë dhe ika.

Ardit Gjebrea: Sa fëmijë keni bashkë?

Tereza: Dy, djalë dhe vajzë.

Ardit Gjebrea: Po para në shtëpi jo ë?

Tereza: Asnjë gjë. Të gjitha vetë. Kam punuar në fabrikë këpucësh dhe në momentin që harroja ndonjëherë kartën e bankomatit , se nuk e kam lënë të tërheqë rrogën, e gjente, e tërhiqte rrogën dhe e linte të gjithë në bixhoz, pa paguar qira, pa paguar drita, pa ngrënë, pa pirë asnjë gjë. Me borxhe.

Tereza tregon se është përpjekur shumë të flasë me të dhe ta bindë, madje i është ulur dhe një gjunjë dhe ka qarë, por çdo gjë ka qenë e kotë.

Tereza tregon se prindërve nuk i ka treguar kurrë për problemet që ka pasur dhe gjithmonë i thoshte që është mirë. Dënonte veten sepse mendonte që e ka zgjedhur vetë pa marrë pëlqimin e prindërve dhe tani duhet t’i vuajë vetë pasojat. /tvklan.al

Loading...