E ftuar në emisionin “Historia ime” ka qenë një grua 66 vjeç e cila nuk preferon të zbulojë identitetin e saj dhe intervistën e ka dhënë me kurriz. Ajo ka treguar se ka bërë një jetë shumë të vështirë me një bashkëshort alkoolist dhe të dhunshëm.
Shpesh herë ka përfunduar në spital me qepje për shkak të dhunës që merrte. Sikur të mos mjaftonte kjo, pas vdekjes së burrit, 66-vjeçarja po përjeton dhunë fizike dhe psikologjike nga nusja dhe djali i saj. Pas vdekjes së burrit, djali dhe nusja kanë hyrë në shtëpinë e 66-vjeçares dhe e kanë përzënë.
Ata pretendojnë se shtëpia është e tyre, por këtë shtëpi e ka bërë i ati, i cili nuk kishte paguar një kredi në bankë prej kohësh dhe zyra e përmbarimit do i merrte shtëpinë dhe dyqanin. Djali i mesmë ia dha lekët të ëmës për të shlyer borxhet dhe për të mbajtur shtëpinë, por tani djali i vogël hyn në atë shtëpi dhe pretendon se ai i është i zoti i shtëpisë dhe askush tjetër.
Mirela Milori: Pse ishte një raport kaq i vështirë mes jush?
66-vjeçarja: Këto shtëpi i ka bërë burri im thoshte, ka qenë në Itali dhe e donte shtëpinë vetëm ajo. Shtëpia pas vdekjes së burrit më ngeli vetëm mua.
Mirela Milori: Më sqaro pak, kishim një çështje kredie.
66-vjeçarja: Atë e pagoi djali i mesmë që e kam unë ngarkim, atë kam ngarkim. Djali i vogël dhe një pako kafe për të atin nuk ka vënë. Djali i mesmë pagoi 27 milion.
Mirela Milori: Ai e bëri këtë për ju dhe iku, ka pretendim prone djali i mesmë?
66-vjeçarja: Ai kërkon lekët e tij, po kush do ja japë? Unë dola nga shtëpia, ika me qira, nga Tirana ika në Shkodër se ishte më e lirë qiraja, pagoja 50 mijë lekë.
66-vjeçarja tregon se kur ka jetuar në Tiranë, qiranë ia paguante vajza dhe djali dhe më pas ka ikur në Shkodër. Ajo kërkon që të zgjidhet kjo çështja e pronës sepse edhe pse është bërë gjyqi, nuk është zgjidhur asnjë gjë. Ajo thotë se nuk kthehet më në Vlorë, do vetëm që atë marrë atë që i takon.
66-vjeçarja: Unë nuk shkoj në Vlorë, ajo që më takon të ma japin sepse kam punuar zbathur nëpër ujërat e Vlorës, i kam rritur me një burrë pijanec që vinte në orën 12 të natës, më zhvishte dhe më nxirrte lakuriq nga shtëpia. Më jepnin komshinjtë rroba, mirë nga burri kam vuajtur 40 vjet, por ama të vuaj dhe nga nusja në këtë moshë që jam?
Pas kësaj situate edhe fëmijët e tjerë nuk i flasin më të ëmës, përveç vajzës, por ajo është e papunë dhe nuk e ndihmon dot. Ajo tregon se për të larë qiranë në Shkodër, del dhe lyp. Gjatë gjyqit që është bërë për shtëpinë, nusja i ka thënë gjyqtares që nëse ajo i shkallët do e therë dhe do e zhduke, pa iu dridhur syri.