Burri që vrau gruan në Babicë të Vlorës ka dhënë deklarimin e tij të parë në polici: “E vrava se më tradhtonte” (foto)

Lavdosh Sulo, burri që vrau gruan në Babicë të Vlorës ka dhënë deklarimin e tij të parë në polici.

I mbuluar në gjak, ai u tha hetuesve se e kishte vrarë bashkëshorten për shkak se dyshonte se ajo e tradhtonte.

Me pas 56-vjeçari nuk ka folur më, dhe sipas policisë, gjendja e tij psikologjike ka qenë e rënduar.

Lavdosh Sulo goditi për vdekje bashkëshorten e tij 44-vjeçare Laureta Sulo, e cila ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.

Fillimisht ai përdori sëpatën e më pas me një levë hekuri dhe pas krimit e njoftoi vetë policinë.

Ai u arrestua në vendin e ngjarjes, pa bërë rezistence. 

Në fshatin Babicë të Vlorës, banorët i dinin konfliktet mes çiftit Sulo pasi ata shpesh kishin patur debate për xhelozi.

Vetë Lavdosh Sulo ishte proceduar vite më parë për dhunë në familje.

Loading...