Burri rrëfen dramën: Gjeta gruan me dashnorin në dhomë, e tmerrshme çfarë i bëri vajzës…

Një histori e rëndë është transmetuar ditën e sotme në emisionin e përditshëm “Shqipëria live”, ku një burrë, Aleksandër Vaqo, rrëfen se gjeti ish-gruan me një burrë tjetër në shtëpi.
Hapa derën dhe gjeta dashnorin e gruas dhe gocën e vogël në shtëpi. Kërkova shpjegime, më tha është bojaxhiu, kushëri i largët. I kërkova kartën e identitetit, nuk ma dha, iku me vrap. Por, kishte harruar telefonin në dhomën e gjumit dhe më vonë verifikova që ishte dashnori.

Vajza e vogël u shpreh qartë, tha që ai xhaxhi ka ardhur dhe 5 herë të tjera. Në atë kohë, unë nuk isha ndarë nga gruaja, thjesht isha larguar nga shtëpia”,- shprehet Vaqo.

Por, histori nuk mbaron këtu pasi burri pretendon se vajza e madhe, 14 vjeçe ka lidhje me disa persona dhe është shfrytëzuar për prostitucion. Madje, thotë se për këtë gjë ish-gruaja, njëkohësisht mamaja e vajzës, është në dijeni.

“Gruaja lejon Semihanë, të ketë lidhje me disa njerëz, që e ushtrojnë për prostitucion. Kanë ardhur me grupe në shtëpi dhe kanë abuzuar me vajzën e madhe. Ajo është në një rrjet prostitucioni. Mua më kanë gënjyer në shumë aspekte, goca nuk ka qenë në shtëpi, ka foto, video me të tjerë, nën efektin e alkoolit”, thotë ai.

Loading...