Në emisionin “Me zemër të hapur” ka qenë 44-vjeçari Shpëtim Duka i cili ka akuzuar nusen e tij për dhu në. Ai rrëfen se një ditë kur ishte kthyer nga puna, ajo i kishte ngulur thi kën në këmbë.
Motra e Shpëtimit: Nusja e vëllait dhe Shpëtimi janë martuar me shkuesi dhe u njohën me ngadalë, ajo kishte familje edhe Shpëtimi me familje të rregullt. Vëllai im punonte në punë private dhe nusja qëndronte në shtëpi, por ekonomia e dobët i detyroi të largoheshin pasi Shpëtimi qëndronte me prindërit dhe nusen. Por kur erdhi në jetë fëmija i parë Shpëtimi u largua me qira fillimisht, nuk kanë jetuar keq edhe askush nuk na është shprehur kurrë se kanë pasur probleme ekonomike.
Mirëpo që kur u larguan në Francë nusja ka një gocë xhaje në Francë dhe ajo është shkaku i gjithë ngjarjes që solli probleme të shumta. Unë për problemet e vëllait në Shqipëri nuk kam ditur gjë sepse Shpëtimi nuk flet dhe nuk tregon kurrë probleme. Shpëtimi i hëngri të gjithë mbi kurriz, u dhunua nga kushërira edhe bashkëshortja. Shpëtimi u lajmërua nga vajza që mami ndodhet në spital dhe Shpëtimi shkoi në polici.
Shpëtimi: Në Shqipëri kemi jetuar jo mirë, një ditë unë erdha në shtëpi u ktheva nga puna e gjeta duke qëruar patate, ajo ishte mërzitur me njerëzit e saj, ajo më nguli th kën në këmbë dhe sot e kam shenjë. Problematikat kane nisur qe ne Shqipëri. Unë edhe në Francë u dënova gjoja për dhunë ndaj fëmijëve, ndërkohë që unë dhe fëmijët u dhunuam nga kushërira e gruas dhe nga gruaja pasi donin te përfitonin për dokumente.