Një histori e pazakontë është shpalosur në programin “Shihemi në Gjyq” në TV Klan, ku Juliani, i cili ishte thirrur nga e ëma, Serija, për konfliktin lidhur me një banesë, e akuzon atë se është bërë palë me ish-bashkëshorten e tij.
Ai ka treguar se i ka dhënë fund martesës 15-vjeçare prej së cilës ka dy vajza, për shkak se dyshonte se gruaja e tradhtonte.
Sipas tij, ishin disa biseda të saj telefonike në orët e vona të natës dhe disa vonesa të paarsyetuara që e bënin të dyshonte në tradhëtinë e saj.
Julian: Unë vija nga pazari nuk gjeja një pjatkë me gjellë. Nuk lante as ndërresat, ashtu. Filluan pastaj telefonat në orën 11 të darkës. Unë vija haja bukë në kuzhinë, ajo vinte nga banja. Unë vija për nevoja personale, ajo fliste në ballkon.
Eni Çobani: Çfarë bënte në ballkon?
Julian: Fliste në telefon në orën 11.
Julian: I thosha me kë fole, “ty s’ka ç’të duhet”. Si s’ka ç’më duhet i thosha unë. Ia merrja telefonin, telefonin nuk ma linte mua ajo.
Serije: Po ç’ faj kisha unë more djalë?