Momente paniku ne nje familje ne Lushnje, ku gruaja me urdher mbrojtje nga gjykata, eshte rrahur nga burri ne sy te femijeve te mitur, e me pas ai ka tentuar t’i vere flaken shtepise se tyre.
Sipas policise ne pranga eshte vene shtetasi G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata”- njofton policia.
NJOFTIMI
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:
G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.