Prindërit e gruas shqiptare që u vra nga i shoqi në fund të muajit korrik, në banesën e tyre në Greqi janë caktuar nga prokurori për të marrë kujdestarinë e fëmijës.
Në deklaratën e tij prokurori theksoi se “prindërit e nënës së djalit të mi tur mund ta rrisin atë dhe ta mbështesin në të gjitha fazat e jetës siç kanë bërë deri më sot”.
Përfundimet e hetimit kanë luajtur një rol kyç në këtë çështje, pasi prokurori konstatoi se babai i fëmijës i cili aktualisht ndodhet në qelinë e para bur gimit nuk mund të përmbushë rolin e tij.
40-vjeçari e goditi me th ikë bashkëshorten 31-vjeçare duke e lënë të vdekur pas një sherri për motive xhelozie. Fqinjët e tyre shpesh kishin denoncuar në polici për dhunën që autori ushtronte ndaj viktimës.
Rasti i fundit kishte qenë disa ditë para kr imit mak abër, kur policia nuk ishte ngjitur në apartament për të kontrolluar situatën por kishte vetëm një patrullë në zonë.