Burri shqiptar qëllon gruan 11 herë me thikë

Gjendja e 36 vjeçares, Qendresa Barani, e therur dy ditë më parë nga burri i saj, është stabile, ani se i ka 11 plagë në trup.

Ajo po qëndron e shtrirë në Kirurgjinë Plastike në QKUK, derisa të dyshuarit, Fisnik Rama i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Familjarët e viktimës së sulmit, i thanë Klan Kosovës se e tëra ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, derisa ajo ishte në dhomë më dy fëmijët e saj 8 dhe 5 vjeç.

Sipas tyre, Qendresa e dinte se bëhet fjalë për burrin e saj, meqenëse i njëjti e kishte sulmuar edhe më herët, për çka për njërin nga rastet e paraqitura, ai ishte dënuar me 12 muaj burgim me kusht.

Loading...