Bursa për vajzat që ndjekin zanatet e djemve

Me qëllim ngushtimin e hendekut gjinor, për vitin 2019 është parashikuar një rritje buxheti për bursa për vajzat që  ndjekin degët e studimit në arsimin profesional, që nuk janë specifike për vajzat në përgjithësi.

Zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dojna Sorensen bëri të ditur se për vitin e ardhshëm është parashikuar edhe dhënia e bursave për personat nga zonat rurale.

“Është parashikuar një rritje buxheti për bursat e nxënësve që ndjekin arsimin profesional,  kjo në këndvështrimin për të rritur pjesëmarrjen e personave që janë kryesisht nga zonat rurale apo atyre që janë të pambuluara me shërbime të arsimit profesional. Për të ngushtuar hendekun gjinor në arsimin profesional, është parashikuar dhënia e bursave ndaj vajzave që ndjekin arsimin profesional në profesione jo tipike të arsimit profesional, pra për degët që nuk janë specifike për vajzat në përgjithësi”, – u shpreh zv/ministrja.

Sipas saj, përqindja që zë arsimi profesional në total të shpenzimeve në sektorin e arsimit është 6% dhe përfaqëson një rritje prej 321.5 milion lekë krahasuar me vitin 2018.ATSH

Loading...