Butrinti mes propozimeve në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”(foto)

Në kuadër të Programit Interreg “Balkan-Mediterranean 2014-2020”, përfaqësues të Institutit të Monumenteve të Kulturës, morën pjesë në takimin teknik me partnerë të projekt propozimit MoNa “Monuments in Nature: A Creative Co-existence”.

Takimi teknik u drejtua nga partneri lider i projektit “Qendra Europiane për monumentet bizantine dhe postbizantine, Selanik” dhe në të morën pjesë partnerë të tjerë nga Greqia, Bullgaria dhe Qipro.

Takimi u vijua me një konsultim teknik pranë Autoritetit Menaxhues të Programit.

Instituti i Monumenteve të Kulturës ka propozuar si rast studimor qytetin antik të Butrintit, pasuri botërore.

Projekti është parashikuar të nisë zbatimin gjatë vitit 2019 dhe të vijojë për një periudhë 2-vjeçare. /atsh

Loading...