Buxheti 2019, 2 miliardë lekë për rritjen e pagave

Buxheti i Shtetit për vitin 2019 parashikon rreth 2 miliardë lekë për rritjen e pagave të mbi 60 mijë punonjësve të sektorit publik.

Zv/kryeministrja Senida Mesi detajon rritjen e pagës për çdo sektor përfitues të sektorit publik.

Sipas saj, “1 miliard lekë shkojnë për rritjen e pagave në shëndetësi, ku përfitojnë mesatarisht rritje page 7% rreth 4650 mjekë dhe 13 765 infermierë.

Në sektorin e arsimit, sipas saj, janë parashikuar 1.37 miliardë lekë për rritjen e pagave me 7% të 35 873 mësuesve e staf mësimor. Po ashtu, fondet për pagat e edukatoreve po rriten me 9,1 % më shumë se 2018. Kjo, tha Mesi do të sjellë punësimin e 438 edukatoreve më shumë se 2018, në 32 bashki të vendit.

Në sektorin e mbrojtjes përfitojnë rritje page 10-19% mbi 6800 ushtarakë aktivë.

Mesi theksoi se mbi 177 milionë lekë shkojnë për rritjen e pagave në sistemin penitenciar, ku përfitojnë rritje page mesatarisht 7%, 3559 policë të burgjeve.

Po ashtu, mbi 120 milionë lekë shkojnë për rritjen e pagave të diplomatëve. Parashikohet një rritje page me 20% për rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë.ATSH

Loading...