Buxheti 2019 për bujqësinë, mbi 10 miliardë lekë për zhvillimin rural

Buxheti i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, për vitin 2019, adreson një fond prej 10 miliardë e 854 milionë lekë në mbështetje të zhvillimit prioritar rural në vendin tonë.

Ministria e Bujqësisë bën të ditur se, krahasuar me vitin e kaluar është në të njëjtin nivel por duke marrë parasysh që dikasteri i Bujqësisë, nuk do të ketë më në kompetencë të saj përgjegjësinë e administrimit të sektorit të ujërave, (shpenzimet për administrimin e ujrave shkonin në 60 milionë lekë), rezulton se burimet financiare janë shumë herë më të larta këtë vit sesa vitin e kaluar.

Buxheti i vitit 2019 parashikon të ndahet në tre drejtime kryesore: Shpenzime operative me vlerën 177 milionë lekë, investime të brendshme 247 milion lekë dhe investime të huaja në vlerën 3 miliard e 92 milion lekë.

Investimet e huaja janë më të larta pasi këtu përfshihen fondet IPARD, por edhe një nga veprat më të rëndësishme të këtij viti, që është programi  i mbështetur nga Banka Botërore për zonën e Lushnjes, Fierit, Divjakës por edhe në jug të vendit. Ky është një projekt ku bëhet fjalë për 23 milionë euro investime, thekson ministria e Bujqësisë. /atsh

Loading...