Buxheti 2019, rritje e të ardhurave nga tatimet e doganat

Të ardhurat nga tatimet, doganat, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për vitin 2019, vlerësohen të arrijnë 423.5 miliardë lekë, me një shtesë prej 27 miliardë lekë ose 6,8% më shumë se pritshmëria e vitit 2018.

Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 325.6 miliardë lekë, me një rritje prej 6,7% ose 20.5 miliardë lekë më shumë se viti 2018.

Të ardhurat doganore janë parashikuar duke u bazuar në analizën e trendit historik të 60 grup produkteve kryesore, për një periudhë katërvjeçare. Ky parashikim është korrektuar me efektet e faktorëve të tjerë të jashtëm në secilën taksë.

ATSH

Loading...