Nga buza jote digjej dielli,
Kur ti kaloje treteshin yje,
Fustani akull i bardhë si mielli,
I tërë qendisur prej ari fije.
Kur dilje ti u mpakej hëna,
U stepësh terri nga drita jote,
Nuk fëshfërinin gjethet e rëna,
Shkëlqimi yt mbizotëronte.
Dhe heshtja klith deri në zota,
Sa prushej syve të tu nata,
Trokthe zemre, aq të forta!
Gjoksit rënë flokët e gjata.
Si borzilok arom’ mes gjirit,
Gjirit sa një kokër fiku,
Më dridhen leqe si të pirit
Ti ..tak një puthje, dehja iku..
(Ku) pëllëmbë e tëndes këmb’
Sa ti vetë, jeshili bar,
E xixës eshka dhe shkëmb,
Gjurmët ujë përmbi sahar’
Ty .. hija peshon karadë
Rrënqethem si një kokëriz’
Me llavën tënde si pomadë,
Çdo barikade i heq vizë…
Ty sa të prekja hidhje flakë
Më shkrin porsi rrëshirën trup
Fustanin me dorë ngre pak..
Më zhyte në të qiellit kup…
Mimoza Eliona Osmani