Autoriteti Rrugor Shqiptar reagoi ndaj problematikës së ngritur në medie për izolimin e banorëve të lagjes Mbrostar -Ura disa banorë nga ndërtimi i by pass-it të Fierit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaroi se pranë kilometrit 1 të këtij projekti, dhe pikërisht në lagjen Mbrostar, nënkalimi tashmë i ndërtuar sipas projektit të miratuar, është funksional dhe në përdorim të banorëve (jo më shumë se 10 banesa) të cilët më parë kanë pasur akses në dy dalje në rrugën kombëtare Lushnje-Fier nëpërmjet një rruge të shtruar me çakëll.
“Aktualisht ndërtimi i By-Pass Fier ndërpret vetëm njërën nga daljet në rrugën kombëtare ndërkohë që dalja tjetër është funksionale”, tha Autoriteti Rrugor Shqiptar.
ARRSH dhe kontraktorët janë duke studiuar mundësinë për të bërë edhe një rakordim në pjesën që është ndërprerë nga projekti, por për shkak të kthesës dhe diferencës në nivel të rrugës nuk garantohet siguria maksimale për mjetet.
“Dëshirojmë të ritheksojmë se aktualisht të gjithë banorët kanë akses në rrugën kombëtare dhe askush nuk është i izoluar”, tha ARRSH. /j.p/