Bypass-i i Fierit, cilësi dhe shpejtësi në punime

Drejtorja e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato kreu sot inspektimin e parë për këtë vit në bypass-in e Fierit, i cili për vite me rradhë kishte mbetur në vend duke u kthyer në pengesë.

Qato tha se mbetet sfidë cilësia e punimeve ndërkohë që vepra realizohet me shpejtësi, me qëllim mundësimin e aksesit sa më parë në këtë aks.

“ARRSH do vijojë mbikqyrjen e të gjithë kontraktorëve për zbatim me cilësi, standard dhe respektim të afateve të kontraktuara”, tha Qato.

Me gjatësi afërsisht 22 km dhe vlerë prej 60 milionë euro, financuar nga BERZH dhe BEI, bypass-i i Fierit është pjesë e korridorit të rëndësishëm rrugor që lidh Veriun me Jugun e vendit dhe kalon nga Lushnja në Vlorë.

Sezonin e ardhshëm turistik pritet që traseja e bypass-it të jetë e hapur. /atsh

Loading...