Një ndër byrekët më të dashur është mesniku ose byreku me mishin e kokës së viçit.
Ja si përgatitet:
Përbërësit:
600 gr miell
gjysmë koke viçi
3-4 qepë
pak vaj ulliri
kripë
piper
niseshte
Përgatitja
Zëmë brumin me pak ujë të vakët dhe e lëmë të pushojë.
Ziejmë kokën e viçit dhe e ndajmë në copa të vogla.
Në një tigan kaurdisim qepët, shtojmë copat e mishit për t’u dhënë shije, i rregullojmë me kripë e piper dhe fikim sobën.
Hapim petët të cilat i pjekim pak mbi sobë ose në furrën e sobës. Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim dy petët e para.
I spërkasim me lëngun e mishit dhe vendosim një pjesë nga masa e përgatitur me mish dhe qepë.
Vazhdojmë kështu edhe me petët e tjera.
Në fund e mbulojmë me një petë të pjekur dhe e vendosim të piqet në 180 gradë për 20 minuta.