Byrek me qumësht (receta)

Përbërësit:
500 ml qumësht
50 gr gjalpë
100 gr miell misri
3 vezë (të verdha)
250 gr djathë i bardhë
kripë
piper.

Përgatitja:
Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni miellin e misrit dhe i përzieni mirë. Më pas shtoni qumështin dhe e lini në zjarr derisa masa të trashet.

Shtoni dy të verdha vezësh dhe djathin e bardhë të grirë. Trazojini mirë. Rregullojini me kripë dhe piper sipas dëshirës.

Merrni një tavë dhe e lyeni me pak vaj ulliri. Shtroni në të një petë të gatshme dhe përsëri e lyni me pak vaj ulliri.

Brenda shtroni masën që përgatitët me qumështin dhe e mbuloni me një petë. Sipër e lyeni me pak gjalpë.

E vendosni në furrë për 45 minuta, në temperaturë 180 gradë. Sapo byreku të jetë gati, e lini pak minuta të ftohet dhe shijojeni.

Loading...