Darkat tuaja mes miqve nuk kane qene asnjehere kaq te shijshme!
Provoni te pergatisni keto byrek te vegjel me pete sfoljate te cilat piqen ne vetem 15 minuta!
Mund te konsumohen si te ngrohte ashtu edhe ne temperature ambjenti dhe do ti pelqejne absolutisht te gjitheve!
Perberesit
1 pete sfoljate e gatshme
300gr kerpudha te tipit champignon, te pastruara dhe te prera ne feta te holla
150gr djathe guda, ose çdo lloj djathi qe shkrin, te prere ne kubik
6 feta proshute te tymosur, te prere holle
1 te verdhe veze
kripe
piper te zi te sapobluar
vaj ulliri
fara susami
Ne nje tigan me pak vaj ulliri, kaverdisim per disa minuta ne zjarr mesatar proshuten e tymosur. Shtojme fetat e kerpudhave, i rregullojme me kripe dhe piper te zi te sapobluar dhe i gatuajme ne kete menyre me kapak te mbyllur per rreth 10 minuta duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme.
Hapim peten sfoljate ne tavolinen e punes dhe me ndihmen e nje forme rrethore ose nje gote, formojme 12 rrathe ose disqe brumi.
Byreçka meNe secilin disk brumi vendosim nga nje luge te vogel mbushje me proshute dhe kerpudha, nje cope djathe qe shkrin dhe i mbyllim me kujdes duke i vendosur nje tjeter siper. I mbyllim mire anet e byreçkve dhe i lyejme ne siperfaqe me pak te verdhe veze te holluar me uje.
I sperkasim me fara susami dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15 minuta.