Cahet muri me ek.sploziv, gr.abitet bankomati i bankës

Persona te pa identifikuar kane care murin e nje banke ne Kavaje dhe kane marre bankomatin me rreth 10 milione leke mengjesin e sotem.

Policia tha se në orët e para të mëngjesit, në Kavajë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur në një bankomat të një banke të nivelit të dytë, një sasi të vogël lekësh.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për identifikimin e autorëve, administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Policia ka shoqëruar disa persona për ti marrë në pyetje dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje

Loading...