Dy makina, të cilat ishin të parkuara, në Torpignattara në Romë, përfunduan në një gropë të madhe të hapur në rrugë.
Për fat të mirë, askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje. Gropa u hap në një sipërfaqe rreth 20 metra të gjatë dhe rreth 4 metra gjerësi.
Instituti italian për mbrojtjen e mjedisit bëri të ditur se shkak i shembjes së tokës mund të jenë bërë tunelet nëntokësore, kanalizimet ose guroret e lashta, një labirint, i cili dyshohet se shtrihet me qindra kilometra nën qytet./A2cnn
Loading...