103 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike në Gjermani. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka premtuar mbështetje të plotë për familjet e viktimave.
Sipas liderëve politikë, kushtet ekstreme atmosferike janë shkaktuar nga ndryshimet klimatike. Ekspertët thonë se ndryshiemi i klimes pritet të rrisë fenomenet ekstreme të motit, por lidhja e një fenomeni të vetëm me ngrohjen globale është e ndërlikuar.
Shumë rrugë e vendbanime janë përmbytur dhe nga pamjet e publikuara në rrjet shihet se një gropë gjigande është hapur në Erftstadt-Blessemm.
Edhe Belgjika ka raportuar të paktën 12 të vdekur pas motit ekstrem që ka goditur vendin. Probleme raportohen dhe në Holandë e Luksenburg.