Çahet toka/ Rrëshqitje dheu në pallatin 5-katësh në Gjirokastër, rrezikohen banorët

Rishfaqen problemet në pallatin 5 katesh në lagjen ‘Punëtori’ në Gjirokastër.

Në këtë pallat ka pasur më herët rrëshqitje dheu, ndërsa sot janë shfaqur çarje toke, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Prefekti i Gjirokastrës, Odise Kote, strukturat dhe kryetari i bashkisë, Flamur Golemi, janë aktualisht në terren për të parë nga afër situatën në fjalë.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në Gjirokastër, ku si pasojë e tyre është dëmtuar rrugën e Zhulatit për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Kjo rrugë është bërë e pakalueshme për mjetet e mëdha.

Ndërkohë që në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike. Liqeni i Viroit është shumë pranë pikës kritike, ndërsa dalja e tij nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Loading...