Cakaj: “Informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”

Ministri i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njofton se lajmi për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët e kombëtares është një gënjeshtër.

Përmes një statusi në Twitter, pak minuta para nisjes së ndeshjes me Islandën, ministrin i uron suksese kombëtares, ndërsa bën edhe sqarimin.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj.

Loading...