Lëvizje të reja, transferime dhe largime nga trupi ynë diplomatik në Evropë.
Burime nga kjo ministri bëhet me dije se është transferuar nga ambasada jonë në Greqi diplomatja Naureda Minga.
Nga reforma në diplomaci pjesë e listës së largimeve është konsullja në Milano Sadije Xheko, e cila ka dalë në pension. Me të njëjëtin motivacion është larguar nga shërbimi dhe Xhelal Fejza.
Në listën e të transferuarve është dhe Ahmet Lala, ndërsa do të kthehet për të shërbyer në MEPJ edhe diplomatja Inida Met’hoxha.
Në ambasadën shqiptare në Francë është larguar për tu transferuar diku tjetër Avenilda Doko.
Në listën e diplomatëve të transferuar janë Viktor dhe Marsela Pango të cilët shërbenin në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagen.
Lëvizjet e fundit:
Naureda Minga, diplomate Athinë
Sadije Xheko Milano
Xhelal Fejza
Ahmet Lala
Inida Met’hoxha
Avenilda Doko Francë
Viktor dhe Marsela Pangom Kopenhagen
Vetëm pak ditë më parë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj paralajmëroi lëvizje drastike në trupin diplomatik shqiptar duke u shprehur me tone të ashpra për punësimet e “krushqinjve” .
Pas transferimeve dhe largimeve të disa emrave të njohur të këtij shërbimi ministri Cakaj dje në një konferencë për shtyp deklaroi heqjen e targave CD për të gjithë konsujt e nderit . /Faxweb.al