Gazetari Arian Çani tha se ajo që po ndodh me ish-kryeministrin Sali Berisha është marrëzi, pasi një kryeministër sipas ligjit nuk mban përgjegjësi kur firmos, pasi ky është verim kolegjial.
Çani tha se këtu do të ishte bërë luftë civile nëse do ishte për drejtësinë që bëhet në Shqipëri.
“Kur hyn drejtësia në këto personazhe, mbaron, nuk quhet më drejtësi e pavarur. Që të dënosh me burg një kryeministër apo një president duhet të kesh një flagrancë të tmerrshme. Kryeministri edhe kur firmos diçka, nuk e prek asgjë.
Nuk ka dalë kot shprehja që kryeministrat dhe presidentët i heq nga politika vota e popullit. Se po të ishte për drejtësinë këtu do të ishte bërë luftë civile.
Kryeministri kur firmos nuk mban përgjegjësi se është veprim kolegjial. Kjo që po ndodh sot me doktorin është marrëzi, se nuk mund të ndodh me asgjë”,-tha Arian Çani.
Sipas Çani,t është lajm fakti që të shtunën për herë të parë u prek nga drejtësia një nga personat më të rëndësishëm sa i takon politikës së 30 viteve të fundit në Shqipëri.
“Kjo që po shikojmë në këto momente, nuk jemi futur akoma në një epokë të re politike. Në epokë të re politike do të futemi nëse merret i pandehur dhe futet në burg edhe Sali Berisha. Ne jemi gati të hyjmë në një epokë të re politike. Por pa u prekur liderët e mëdhenj në këto 30 vit.
Nëse drejtësia nuk arrin dot të prekë personazhe të lartë të politikës, njerëzit që kanë qenë në timonin e udhëheqjes së këtij vendi, si Berisha, Rama, Meta, Lul Basha, që ka pasur edhe poste dhe pretendon se ka një parti. Pra janë 3-4 personazhe të cilët deri pardje nuk ishin prekur. Ne duhet ta themi që është lajm që po futemi në një epokë të re politike. Ende nuk kemi hyrë, mund ta thoshim që jemi futur nëse do arrestohej Doktori”, tha ai.