Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, të Arian Çanit.
Pyetjes, se a ka frikë nga koronavirusi, meqënese është edhe moshë e madhe, Rama iu përgjigj shkurt se; nuk ka frikë, kur respekton rregullat.
“Nëse zbaton rregullat, nuk ka pse të kesh frikë për asgjë”, u përgjigj Rama.
Kryeministri tha se shumica e qytetarëve që janë prekur nga koronavirusi, nuk kanë simptoma, duke iu referuar edhe deklaratave të Kancelares Angela Merkel, se miliona gjermanë do infektoheshin, por pa rrezik.
Çani e pyeti Ramën edhe për gjendjen psikologjike për situatën e koronavirusit.
“Tërmeti i 26 nëntorit ishte një sprovë, ndërsa kjo është lufta e tretë botërore, ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë kapacitete të kundërsulmojnë, por vetëm të mbrohen“, – tha Rama.